United Hospital

Kurti: Fati i të pagjeturve nuk ka qenë prioritet i asnjë qeverie pas lufte

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve ka vizituar shoqatën “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë. Kurti ka shkruar në Facebook se edhe 21 vjet pas luftës, ende nuk dihet për fatin e 1 mijë e 641 personave të zhdukur.

“Në Kosovë, ende janë 1641 persona të zhdukur nga lufta e fundit. Edhe 21 vjet pas përfundimit të luftës, nuk dimë asgjë për fatin e tyre. Duke mos qenë asnjëherë prioritet i asnjë qeverie pas lufte, fati i të zhdukurve mbetet ende i pazgjidhur. Përpjekjet e shtetit të Kosovës për të zbardhur fatin e tyre kanë qenë ose të gabuara ose të mangëta, andaj të pasuksesshme”, ka shkruar Kurti.

Fundamenti

Kurti ka shkruar se Kosova duhet të bëjë të pamundurën për të zbuluar fatin e të zhdukurve. Ai shkruan se vendi duhet të kujdeset për familjarët e tyre.

“Fokusi tani duhet vendosur te familjarët e të zhdukurve. Kosova duhet të bëjë të pamundurën për të zbuluar fatin e 1641 të zhdukurve, por krahas kësaj, Kosova duhet të kujdeset për familjarët që bartin përditë dhimbjen e këtyre krimeve. Këta familjarë kanë nevojë për kujdesje, përkrahje e mbi të gjitha për njohje të dëmit të vijueshëm që u është shkaktuar e po u shkaktohet ndër vite”, ka shkruar Kurti ne Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.