Hidromorava

Kurti: Fati i politikës, në duar të qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Procesi zgjedhor në Kosovë, është i vlefshëm për demokracinë e shumë i rëndësishëm për shtetndërtimin dhe Republikën e Kosovës. Kështu ka thënë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, pas kryerjes së votimit nga ana e tij.

Kurti ka thënë se qytetarët me votën e tyre do të vendosin për fatin e politikës së shtetit të Kosovës.

Eco Higjiena

“Sot qytetarët vendosin, ata e përcaktojnë fatin e politikave të shtetit dhe të politikanëve në institucion. Tash demokracia nuk është e mbyllur në salla e në dhoma të ndërtesave të institucioneve, por ajo është e hapur anë e mbanë Kosovës për të gjithsecilin pa dallime. Sot qytetarët masivisht po bëhen pjesëmarrës dhe vendim marrës për të ardhmen e shoqërisë sonë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka theksuar se vota e qytetarëve është e sigurt. Ai më tutje ka ftuar qytetarët e Kosovës të dalin sa më shpejtë dhe sa më shumë në zgjedhje, pasi që sipas tij, komisionarët dhe vëzhguesit, KQZ-ja dhe të gjithë zyrtarët e përfshirë në procesin zgjedhor, do të kujdesën që gjithçka të shkojë mirë./Telegrafi/