United Hospital

Kurti: Faktori ndërkombëtar nuk ka më barriera për Vetëvendosjen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Faktori ndërkombëtar nuk ka më asnjë barrierë politike për Lëvizjen Vetëvendosje që të formojë Qeverinë e re të Kosovës, ka deklaruar Albin Kurti, kandidat i kësaj Lëvizje për postin e kryeministrit.

Këto komente, ai i bëri pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Kurtit, qëndrimi i faktorit ndërkombëtar është se Qeverinë e formon ai subjekt apo ato subjekte politike që e krijojnë shumicën në Kuvendin e Kosovës.

Sidoqoftë, Kurti tha se shansin e parë për formimin e Qeverisë e ka koalicioni PAN, raporton Rel. Por, sipas tij, PAN do të dështoj dhe në shansin e dytë, Qeverinë do ta formojë Lëvizja Vetëvendosje.

Mobi Casa

Ai ka thënë se ditëve të fundit ka takuar disa prej diplomatëve ndërkombëtar të akredituar në Prishtinë me të cilët ka diskutuar për sfidat e seancës konstituive të Kuvendit.

“Kemi diskutuar edhe qëndrimet dhe idetë e Vetëvendosjes, atëherë kur ne do të jemi në Qeveri, e që konsistojnë në 40 prioritetet e Republikës, që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të orientuar në investime e punësim, në ndërlidhen e arsimit me ekonominë, në shëndetësinë cilësore e po ashtu diskutohet edhe për integrimet evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë Kurti.

Vetëvendosje, tha Kurti, e thekson rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral me vendet e perëndimit, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Gjermaninë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.