FIDANISHTJA

Kurti: Është e domosdoshme që në Beograd të hapen arkivat për zbardhjen e së vërtetës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 24 vjetorin e zhdukjes me dhunë e Grupit të intelektualëve të Mitrovicës.

Kurti tha se është e domosdoshme që në Beograd të hapen arkivat, pasi krimet e kryera në Kosovë, ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë.

FITORJA

“Është e domosdoshme që në Beograd të hapen arkivat, pasi krimet e kryera në Kosovë, ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë. Për zbardhjen e së vërtetës, drejtësi për viktimat e denim për kriminelët e luftës, ka shkruar Kurti.

“Më 19 prill 1999, grupi me 23 doktorë, profesorë e veprimtarë të çështjes kombëtare, derisa po largoheshin për në Mal të Zi, janë ndaluar nga forcat serbe. Adem Ademi, Idriz Rreci, Demir Ahmeti, Fatmir Fazliu, Adem Beqiri, Sahit Berani, Hasan Dervari, Ali Haliti, Shaip Ujkani, Faton Ujkani, Mahit Ujkani, Nazim Ujkani, Shkelzen Ujkani, Tahir Meziu, Sali Meziu, Naser Meziu, Zymer Meziu, Selim Meziu, Shaqir Meziu, Samir Meziu, Bekim Meziu, Xhevdet Meziu, Xhemail Meziu për herë të fundit janë parë në fshatin Dreth, në komunën e Zubin Potokut. Me dyshimin për varrezë masive, më 26 gusht 2021 ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, kanë gërmuar në fshatin Dreth, mirëpo nuk kanë gjetur asgjë. Forcat serbe, pas vrasjes, kanë zhdukur trupat, në përpjekje të zhdukjes të së vërtetës”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.