UBT

Kurti: Është bërë pazar me Gjykatën Speciale, me territorin e Kosovës, me punësime në ndërmarrje publike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se korrupsioni asnjëherë nuk ka qenë më transparent.

Ai ka theksuar se të gjithë ankohen për korrupsioni askush për mungesë transparente.

“Shtet rrënimi është Presidenti, zhvatja është kryeministri. Shtet rrënimi është në vend të shtet ndërtimit ndërsa zhvatja në vend të zhvillimit. Shtet rrënimi është presidencial,dhe zhvatja është presidenciale. Pazari ku ndodh ky shtet rrënim është i trefisht. Pazar me Gjykatën Speciale, pazar me territorin e Kosovës, pazar me shpronsimet për asfalt e me punësimet në ndërmarrje publike”, ka thënë ai.

Sipas tij për president e kryeminister Kosova ka dy bajraktar fisesh.

Uji Dea

“Këto fise janë të ndryshme por janë të njëjta sepse shikohen vetëm në pasqyrë.Ata janë turpi ynë, nuk na e bëjnë dot as shtetin as zhvillimin. Duhett’i heqim nga qafa e popullit. Në vjeshtën e vitit 2017 kryeministri e mbronte Rikallon duke e shkarkuar vetëm tani, Ivan Todosijeviqin për deklaratën e 24 marsit, e shkarkoi me dy javë vonesë. Këto dëshmojnë vetëm se vetëm kur ngriten akuza nga mediat, kryeministri e bënë një gjest patriotik”, ka theksuar ai.

Kurti ka përmendur edhe rezolutën për mbrojtjen e Telekomit.

“Janë mbushur sot 9 muaj nga miratimi i rezolutës së 12 korrikut të vitit të kaluar për mbrojtjen e Telekomit të Kosovës, por në vend që të zbatohet ajo rezolutë me shpejtësi po punësohen njerëzit e qeverisë. Të bashkohemi kundër krimit institucional”, ka thënë ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.