Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten u ankua për njëanshmëri të të dërguarve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian dhe tolerancë ndaj regjimit autoritar të Serbisë.

Në një intervistë për “The Associated Press”, ai tha se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar, po i drejtohen Kosovës me kërkesat e Serbisë, derisa tha se sjellja pozitive ndaj një autokrati, nuk e bën atë të mirë.

“Ne këmbëngulim që të sillesh mirë me një autokrat nuk e bën atë të sillet më mirë. Përkundrazi”, tha i pari i qeverisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

UBT

“Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi – përkatësisht Escobar dhe Lajçak – vijnë tek ne me kërkesa, me kërkesat e palës tjetër”, deklaroi ai.

Së fundmi, serbët u përleshën me policinë e Kosovës dhe më pas me forcën paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, duke lënë 30 ushtarë të lënduar

Pasi ushtarët u plagosën javën e kaluar, NATO tha se do të dërgonte 700 trupa shtesë në veri të Kosovës. /Telegrafi/