Fundamenti

Kurti: Eksporti me Kroacinë është trefishuar ndërsa importi është dyfishuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vlerësuar lartë marrëdhëniet e mira me Kroacinë duke thënë se pos gjeografikisht lidhshmëria ekziston edhe politikisht e historikisht.

“Jemi dy vende të lidhura ngushtë më njëra-tjetrën politikisht, historikisht por edhe gjeografikisht. Ka ardhur koha që t’i forcojmë edhe lidhje tona në ekonomi, pasi i shqyrtova lidhet tona të shkëmbimeve tregtare ndihem i sigurt që jemi në rrugën e duhur për ta bërë këtë dhe ta kapim këtë mundësi që të kemi një lidhje të jashtëzakonshme në vitin 2023”, u shpreh Kurti.

Mobi Casa

Kurti, në Forumin Ekonomik Kosovë-Kroaci, tha se eksporti me Kroacinë është trefishuar ndërsa importi është dyfishuar.“Eksportet tona me Kroacinë janë trefishuar ndërsa importet nga Kroacia janë dyfishuar. Për momentin janë më shumë se 160 kompani kroate që po shërbejnë në Kosovë me rreth 650 punëtorë. Jam i sigurt që këto shifra veç sa do të rriten në vijim”.

“Po ashtu jemi të kënaqur për nisjen e fluturimeve direkte nga Zagrebi në Prishtinë po ashtu të zgjerojmë infrastrukturën e transportit ku projekte të reja do të vijnë me autostrada dhe hekurudha në çdo drejtim të vendit me rajonin. Po ashtu po planifikojmë më shumë se 80 projekte publike mjedisore dhe infrastrukturore me vlerë prej më shumë se 3 miliardë euro” tha Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.