FITORJA

Kurti: Edhe pas 21 viteve, nuk kemi një shifër për dëmet e luftë në Kosovë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në takimin e parë të Ekipit Punues për analizën e themelimit të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës.

Kurti në këtë takim ka thënë se adresimi i krimeve të kryera në Kosovë nuk ka qenë sukses më vete gjatë këtyre 21 viteve, transmeton Zeri.info.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm që adresimi i krimeve të kryera në Kosovë nuk ka qenë sukses më vete. Nuk ka shumë arritje me të cilat mund të mburremi. Nuk mund të themi se është bërë punë e mirë në këtë drejtim. Askush nuk duhet të pretendojë që lehtësisht do të arrijmë të zgjidhim krejt problemet që janë shkaktuar që 21 vite. Ka me qenë e vështirë. Shumë e vështirë”, ka thëë Kurti.

Kurti është shprehur, se ka kaluar një kohë dhe se egziston rreziku për humbjen e kujtesës parësore të luftës.

“Njerëzit janë të lodhur. Viktimat kanë humbur besimin në sistem. Gjeneratat besa po vdesin përditë dhe kështu po humbet kujtesa parësore e luftës.Ky është një rrezik i madh që na kanoset e nuk guxojmë të lejojmë të ndodh. Duhet të sigurohemi që të bëjmë më të mirën që mundemi që të adresojmë gjithë atë sa ka ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë” është shprehur Kurti

Kurti ka përmendur se janë mbi 13.000 persona të vrarë gjatë luftës së fundit, mijëra persona të përdhunuar,mijëra të burgosur e të torturuar, ndërsa ka thënë se edhe 21 vjet pas luftës, Kosova nuk ka shifra ër dëmet e luftës.

Mobi Casa

“Kemi përjetuar dëme shkatërruese që asnjëherë nuk i kemi matur. Edhe sot, 21 vjet pas luftës nuk kemi një shifër që do të mund të na tregonte se cili është dëmi ekonomik që lufta i ka shkaktuar Kosovës.E situata është edhe më keq në raport me dëmin emocional e psikologjik, të cilin nuk e kemi adresuar aspak si duhet për këto vite”, ka thënë ai, transmeton Zeri.info.

“Kjo është arsyeja pse kemi vendosur që të fillojmë punën me një ekip që do të merret ekskluzivisht me përgatitjen e analizës se cila do të ishte mënyra më e mirë për të proceduar me themelimin e Institutit”

Kurti në fjalimin e tij, në fund tha se Instituti nuk duhet të themelohet me vendim e pa strategji operacionale.

“Instituti nuk duhet të jetë nën mëshirën e donacioneve që mund të vijnë apo të mos vijnë. Instituti duhet të ketë linjën e vetë buxhetore. Duhet të ketë ekspertë të fushës.Të jetë në koordinim me institutet e tjera në rajon e po ashtu edhe ndërkombëtarisht.Instituti duhet të ketë përkrahjen e të gjithëve nëse dëshirojmë që të ketë sukses”

“Ne nuk dëshirojmë që të hudhim poshtë gjithë punën e mirë që është bërë deri tash prej nismave të shumta. Dëshirojmë që duke marrë parasysh punën e deritanishme, të shkojmë një hap më tutje. Të shohim ku janë zbraztirat që janë lënë dhe t’i plotësojmë ato”

“Jemi me fat që në mesin tonë kemi njohës shumë të mirë të fushës të cilët përvec punës së tyre personale në këtë fushë, sjellin edhe kontaktet ndërkombëtare që kanë në drejtësinë tranzicionale”, ka shruar Kurti./Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.