Fundamenti

Kurti: Edhe në LAN ka hajna, por të PDK-së janë më të fortë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka cilësuar disa nga anëtarët e PDK-së, si hajana të superligës, por ka thënë se hajna ka edhe në LDK, AAK e në Nisma, por që sipas tij, i takojnë “ligës së dytë”. Kështu ka thënë ai në një tubim me qytetarë të Prishtinës, ku është diskutuar për problemet e fundit politike në vend.Kurti u ka treguar prishtinasve se si në rrugë po e ndalin shumë njerëz, e po i thonë se pse u bashkua me LAN-in.

“Njerëzit po më thonë: edhe këta kanë vjedhur bre (LAN v.j.). Unë ju them: fillimisht të hetohen baronët e krimit, nëse qëllon edhe i LAN-it po u mëshojmë edhe atyre. E dimë se ka hajna edhe në LAN, por janë hajna të ligës së dytë, ndërsa këta të PDK-së, janë hajna të superligës”, ka thënë Kurti. “Ne duam t’i ndjekim këta”, ka thënë më tej ai.

I pari i Vetëvendosjes ka pasur një gjykim edhe për kreun e PDK-së e kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçin, duke e quajtur të pafuqishëm dhe frikacak.

“Thaçi është i pafuqishëm dhe tutc”, ka thënë Kurti.

RCCOLA

Kur është pyetur nëse ka mundësi që PDK-ja të bind ndonjë nga LAN-i që t’i bashkohen, Kurti ka kujtuar një gjë.

“Ka pasur në fushatën e kaluar edhe anëtarë tanë të cilët janë shitur e na kanë sharë, e të cilët janë blerë nga PDK-ja”, ka thënë Kurti, duke mos e përjashtuar mundësnëi që kështu të shiten edhe dikush nga LVAN-i.

Megjithatë, ai është i bindur se bashkëpunimi i Vetëvendosjes me partitë e tjera ka ardhur si rezultat i pamundësisë që partitë tjera të ecin të vetme.

“Po të ishte LDK me 40 a më shumë deputetë, ka gjasa që nuk na kishin pyetur neve fare. Por, ato janë të kushtëzuara njëra prej tjetrës, dhe kjo është pjesë e demokratizimit”, ka thënë Kurti. “Megjithatë, krerët e LAN-it, janë të vetëdijshëm për fenomenin Pacolli, për të cilin nuk dihet nëse ka qenë ndonjëherë President, ose jo”. /koha.net/