Uji Dea

Kurti: E rrezikshme për Kosovën të jepen detaje të planit franko-gjerman në Kuvend, i pres në zyre kryetarët e partive në çdo kohë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është shumë e rrezikshme për Kosovën të diskutohen publikisht detajet e dialogut.

Kurti ka thënë se është i hapur për diskutim me deputetët dhe kryetarët e partive opozitare por jo në mënyrën siç po kërkojnë këta të fundit.

“Unë jam shumë i hapur për të diskutuar në lidhje me planin franko-gjerman, por duhet të kuptoni se janë dy mënyra se si mund të bëhet kjo gjë. Takim me liderët e partive për hollësitë, ose raportim në Kuvendin e Kosovës me dyer te mbyllura e me kërkesë të opozitës”.

UBT

I pari i Qeverisë thotë se ekziston mundësia që edhe ai ta ftojë një seancë por sipas tij ka një problem.

“Në mënyrë që Republika e Kosovës të jetë shumë më e mbrojtur është më mirë që atë seancë të mos e ttërrasë kryeministri. Besoni se mezi presin që të na akuzojnë se ne e nxorëm hollësitë. Procesi i dialogut duhet të jetë transparentë por njëkohësisht konfidencialiteti duhet të jetë aty”.

“Nëse unë thërrasë një seancë të Kuvendit dhe flasë për detaje, kjo është shumë me rrezik për Kosovën. Nëse e bëjmë takimin me dyer të mbyllura ose e bën opozita është shumë më lehtë. Ndryshe në zyrën time me kryetarët e partive mund të takohem në çdo kohë”, ka deklaruar tutje Kurti./Telegrafi/