UBT

Kurti e pranon: Në marrëveshje me Serbinë ka edhe Asociacion

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se punësimi e drejtësia kanë qenë prioritete të qeverisë derisa sipas tij dialogu nuk ka qenë as në top-3 prioritetet e qeverisjes së tij.

Në një intervistë në Televizionin Publik i pari i Qeverisë ka thënë se marrëveshja nuk është më e mira për Kosovën por është mundësi për të ecur përpara.

“Nuk bëhet fjalë për një marrëveshje që ta ulë tavanin, por që ta forcon dyshemenë. Për dallim prej para dhjetë viteve kësaj radhe Serbia refuzoi ta nënshkruaj atë”.

Kurti thotë se pavarësisht se nuk ka nënshkrim të marrëveshjes, ka pranim të saj dhe sipas tij janë dëshmitare edhe të gjitha vendet e BE-së.

Serbia duke mos nënshkruar nuk dëshiron ta zbatojë marrëveshjen.

I pari i qeverisë thotë se ka qenë gjithmonë konstruktiv dhe sipas tij në këtë marrëveshje të fundit ka barazi mes palëve.

Mobi Casa

“Unë gjithmonë kërkojë më shumë se që na është ofruar sepse mendoj se meritojmë më shumë, por besoj se me këtë marrëveshje mund të ecim përpara”.

“Ne jemi e vetmja palë kreative që kemi bërë propozime por që janë edhe konfidenciale, por tashmë pala tjetër heziton pasi që e di se kjo është njohje de-facto”.

Kurti thotë se të dy marrëveshjet e fundit tregojnë barazi mes palëve.

I pari i Qeverisë thotë se në marrëveshje ka edhe Asociacion.

“Në marrëveshje ka Asociacion. Neni 10 e thotë se të dy palët duhet të zbatojnë marrëveshjet e kaluara që janë të obligueshme. Pra janë 39 marrëveshje që duhet të zbatohen. Janë marrëveshje si ajo për kthimin e librave kadastralë që është e pesta në listë”, deklaroi tutje Kurti./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.