ARKATANA

Kurti e Mustafa diskutojnë pikat ‘e nxehta’ rreth marrëveshjes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i LVV-së dhe ai i LDK-së do të takohen sot në orën 15:00 për të diskutuar rreth bashkëqeverisjes. Në kuadër të kësaj krerët e këtyre subjekteve do ta bëjnë vlerësimin e punës së arritur mes grupeve punuese lidhur me harmonizimin e programit qeverisës. Vlerësohet se në takimin e sotëm do të flitet rreth pikave më të “nxehta”, që planifikohen të jenë pjesë e marrëveshjes përfundimtare, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Dy javë pasi kanë përfunduar takimet mes grupeve punuese të LVV-së dhe të LDK-së është caktuar të mbahet takimi i radhës mes krerëve të këtyre partive, liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafës. Në këtë takim, siç kanë njoftuar zyrtarët e dy subjekteve, pritet të diskutohet rreth të arriturave të deritanishme të dy grupeve punuese, që kanë negociuar harmonizimin e programit.

UBT

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënë se nuk duhet të humbet kohë, por duhet të bisedohet rreth të gjitha temave, duke përfshirë këtu edhe postet ministrore dhe atë të kryeparlamentarit. Por nga LDK-ja i kanë thënë gazetës se për pozita do të flitet vetëm pas certifikimit të rezultateve, shkruan tutje “Zëri”.

Sidoqoftë, zyrtarët e LDK-së kanë thënë se para se të arrihet marrëveshja finale mes dy subjekteve duhet të ketë dakordim edhe rreth postit të presidentit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.