HW

Kurti: E kemi ç’kapur Kuvendin nga Pronto kryeparlamentari, tash kemi kryetarin e ri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një video mesazhi, ka bërë të ditur se sot kanë dorëzuar te presidenti Hashim Thaçi, emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë video mesazh, Kurti ka treguar se deri më tani nuk kanë marrëveshje me LDK-në, mirëpo ka theksuar se mund të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

FIDANISHTJA

Kurti ka përmendur edhe Kadri Veselin duke thënë se më në Kuvend nuk është “Pronto kryeparlamentari, por kryetari i ri Glauk Konjufca”.

“Ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi marrë mandatin ta bëjmë qeverinë që ju e dëshironi, e që vendit i duhet me aq urgjencë, E kemi filluar duke e çliruar nga kapja, udhëheqjen e Kuvendit, nuk është më aty ai Pronto kryeparlamentari që shante e kërcënonte nga foltorja por kryetari i ri Glauk Konjufca”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.