GRANDEMALL

Kurti e ka këtë përgjigje për ofertën e Erdoganit për t’u përfshirë në dialogun me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan nga Beogradi të mërkurën u shpreh i gatshëm të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në rolin e ndërmjetësuesit.

Për këtë u pyet sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha “ndihma e të gjitha shteteve tona mike është e mirëseardhur”, raporton Gazeta Express.“Jam i gatshëm të ofrojë mbështetjen për tejkalimin e problemeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse Ballkani nuk mund të tolerojë më këto lloj problemesh”, tha të mërgurën Erdogan.

ARKATANA

Kryeministri i Kosovës thesksoi se “dialogu bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit”.“Ata i kanë agjendat e tyre dhe ne Turqinë e kemi shtet mik dhe aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – ku Kosova nuk është aty temë por palë – bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesër do të vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini dhe Parisi që do ta shoqërojnë ndërmjetësin Lajçak, por natyrisht që ndihma e të gjitha shteteve tona mike është e mirëseardhur”, tha Kurti.

Ai foli për vizitën e Erdoganit në Serbi, Bosnjë e Kroaci dhe e pati një mendim se pse ai nuk po vjen në Kosovë e Shqipëri.“Përshtypja ime është që kjo vizitë ka pasur të bëjë më shumë me Bosnjën, sepse e konsiderojnë si një vend shumë më të rrezikuar se Kosova. Sepse Serbia dhe Kroacia kanë ndikime të fuqishme në Bosnjë dhe vizita në Ballkan kësaj radhe e presidentit turk lidhet me Bosnjën”, tha Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.