UBT

Kurti e cilëson të dobishëm dialogun me Serbinë, pret ftesa për t’u takuar me Vuçiqin vitin e ardhshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Albin Kurti tha se procesi i dialogut me Serbinë në Bruksel nuk ka qenë i padobishëm. Ai tha se Kosova atje e ka arritur një marrëveshje të mirë, raporton Gazeta Express.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se marrëveshja për reciprocitetin me Serbinë në çështjen e targave të automjeteve shënon një arritje për Kosovën, ndonëse pati vetëm dy takime të nivelit të lartë mes tij dhe presidentit serb.

“Është e vërtetë që janë zhvilluar vetëm dy takime në vitin 2021 midis meje dhe presidentit të Serbisë, por nuk ka qenë i padobishëm procesi i bisedimeve në Bruksel. Atje kemi arritur një marrëveshje sa i përket reciprocitetit të targave”, tha Kurti.

Hidromorava

Ndërsa për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, Kurti tha se duhet të ndyshojë Serbia. Kryeministri tha se është i gatshëm për dialog dhe se pret ftesa për takime në vitin e ri.

“Tash për marrëveshjen ligjërisht të obligueshme, duhet të ndryshojë pakrahasimisht më shumë Serbia, ndërkaq se kur zhvillohen takimet në Bruksel megjithatë nuk varet prej meje, duke qenë se unë kam shprehur gatishmërinë time. Besoj që vitin e ardhshëm do të ketë edhe ftesa përkatëse për dialog, i cili i kontribuon paqes së qëndrueshme, stabilitetit afatgjatë, sigurisë rajonale, dhe ku përfitues janë qytetarët, e jo politikanët”, tha Kurti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.