ARKATANA

Kurti: Duhet marrë masa të shpejta për të ulur numrin e të infektuarve, vaksinimi të fillojë menjëherë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Albin Kurti, në ceremoninë e mbajtur në nder të arritjes së kontigjencës së parë të 24 mijë vaksinave “Astra Zeneca” në Kosovë të sjella nga Aleanca Gavi COVAX, ka deklaruar se duhet të ndërmerren masa të shpejta për parandalim të të infektuarve.

“Masat tona duhet të jenë të shpejta e të drejta që të parandalojnë numrin e infektimeve. Vaksinimi duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë. Qeveria jonë, që ju keni zgjedhë, po punon ditë e natë dhe po bën të pamundurën që të sigurojë sa më shumë vaksina”, ka deklaruar ai, raporton Gazeta Express.

Kurti, përgjatë fjalimit të mbajtur në ceremoninë e vaksinave anti-Covid, ka akuzuar qeverisjen e kaluar për keq-menaxhim të pandemisë dhe ngecje të procesit të vaksinimit, për të cilën ka thënë se “kanë humbur kohë të çmuar”.

UBT

Ai ka shprehur falënderim ndaj SHBA’së dhe BE’së për kontigjentin e siguruar të vaksinave “Astra Zeneca”, teksa ka thënë se Kosovës i duhet solidaritet nga të gjithë.

“Prandaj, më lejoni të falënderoj aleancën COVAX dhe të gjithë ata që po dhurojnë në këtë aleancë për një proces të barabartë të vaksinimit. Vendi ynë është i vogël edhe i varfër, andaj ka nevojë për solidaritet nga të gjithë, sidomos nga SHBA dhe BE, të cilët janë donatorët kryesor të aleancës COVAX”, ka thënë tutje i pari i ekzekutivit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.