UBT

Kurti: Do të aplikojmë për anëtarësim në BE këtë vit, pesëshja e BE-së të na njohin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kreu i ekzekutivit kosovar kur është pyetur se sa është reale të pritet një gjë e tillë, ka thënë se është realistike të pritet që metodat e vjetra nuk mund të jenë më të mirat në një situatë të jashtëzakonshme, raporton Express.

“Unë besoj që është realistike të pritet që metodat e vjetra nuk mund të jenë më të mirat në këtë situatë të jashtëzakonshme. Me hyrjen e Ballkanit Perëndimor në BE, kufiri i jashtëm i BE-së do të tkurrej për 3 mijë kilometra. Kështu që në terma të sigurisë, është shumë mirë që të inkuadrohet Ballkani Perëndimor në BE”, ka thënë Kurti për Blick.ch, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në BE, dhe ka thënë se pret që Kosova të jetë edhe në Këshillin e Evropës dhe në programin për paqe të NATO-së.

Eco Higjiena

“Ne do të aplikojmë për anëtarësim në BE këtë vit, dhe do të jetë e rëndësishme që Kosova në Këshillin e e Evropës dhe programin për paqe të NATO-së”, ka shtuar Kurti.

I pyetur për pengesën që paraqesin shtetet e BE-së që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën, Kurti ka thënë se ky vit është viti kur këto shtete duhet të bëjnë hapa para për ta njohur Kosovën.

“Jemi në kontakte intensive me vendet që s’na kanë njohur. Shpresoj që ky është viti që ato duhet të bëjnë hapa substancial për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe t’iu bashkohen shumicës tjetër në BE dhe NATO”, ka thënë Kurti./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.