UBT

Kurti: Diplomatët ndërkombëtarë vetëm sa po transmetojnë kërkesat e Serbisë, kjo është e kuptueshme

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti i ka komentuar vizitat e fundit të diplomatëve të huaj në Kosovë, të cilët u munduan ta bindnin kryeministrin Haradinaj për heqjen e taksës.

Kurti ka shkruar në Facebook se ata po veprojnë si transmetues të kërkesave të Serbisë dhe kjo sipas tij është e kuptueshme.

“Vuçiq e ka kërkuar heqjen e tarifës 100% ndaj mallrave të Serbisë në Kosovë. Diplomatë e politikanë të ndryshëm ndërkombëtarë që kërkojnë të njëjtën gjë, vetëm sa e transmetojnë kërkesën e Presidentit të Serbisë ndaj Kosovës. E kuptueshme, sepse ata janë ndërmjetës të diplomacisë fluturuese midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Kurti në Facebook, përcjell zeri.info.

Hidromorava

Ai ka bërë një krahasim interesant. Sipas tij zyrtarët evropianë dhe amerikanë po i kanë “nga dy kapela” dhe kjo sipas tij është e njëjtë me rolin që kishte dikur Pieter Feith, përfaqësues special i BE’së për Kosovën.

“Zyrtarët nga Evropa dhe ShBA-ja tash i kanë nga dy kapela, sikurse dikur Pieter Feith në Kosovë, edhe Përfaqësues Civil Ndërkombëtar që na e njihte pavarësinë, edhe Përfaqësues Special i BE-së që nuk na e njihte pavarësinë! Të gjithë ata janë bërë Pieter Feitha tani: njëra kapelë (bilaterale) është e shtetit të tyre që na e ka njohur pavarësinë e shtetit tonë, kurse kapela tjetër (multilaterale) është ajo e ndërmjetësit të jashtëm që vjen me porositë e palës tjetër. Nuk duhet t’i ngatërrojmë në mendjen tonë kapelat e tyre”, ka shtuar tutje ai./zeri.info/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.