Mobi Casa

Kurti: Dialogu s’është prioritet i yni, është dukur ashtu për shkak të vëmendjes mediale e ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është prioritet i Qeverisë por që kështu po duket për shkak të vëmendjes mediale e ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Kurti kishte thënë se dialogun e ka prioritet të shtatë para se të vinte në pushtet, por është kritikuar se më së shumti kohë gjatë qeverisjes ka shfrytëzuar aty.

Eco Higjiena

“Dialogu më shumë ju ka marrë kohë juve se neve. Neve na ka marrë kohë qeverisja e mirë. Çka merr vëmendje mediale e ndërkombëtare nuk është përgjegjësi jona. Dialogu është prioritet i katërt. Pandemia, punësimi e drejtësia kanë qenë tri prioritetet e para. Nuk është që dialogu na ka marrë kohë sa mendoni ju. Do të ishte mirë që të na merrte më pak kohë. Normalizimi i marrëdhënieve s’është veç në dorën tonë. Unë e kam pranuar marrëveshjen për normalizim bashkë me aneksin e saj, që është arritje e madhe e politikës së jashtme të Kosovës. Por ajo marrëveshje po shkelet vazhdimisht nga zyrtarët serbë”, ka thënë shefi i Qeverisë në konferencën për media që e mbajti të premten për shënimin e trevjetorit të ardhjes në pushtet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.