GRANDEMALL

Kurti dhe Peachi bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim të Dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Në këtë takim u diskutua për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, ku u theksua se duhet njohja reciproke, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se Peachi ka ritheksuar se vendi i tij është i përkushtuar që në Ballkanin Perëndimor të ketë paqe dhe stabilitet.

GRANDEMALL

“Duke theksuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, Kryeministri Kurti ritheksoi synimin dhe angazhimin e Qeverisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, thuhet në komunikatë.

Përveç këtyre u diskutua edhe për krizën ekonomike e energjetike pas luftës në Ukrainë, teksa Kurti njoftoi emisarin Peach për masat e ndërmarra nga Qeveria, në mbështetje të qytetarëve, nëpërmjet Pakos për Përballje me Inflacionin si dhe asaj të Ringjalljes Ekonomike.

“U bisedua për bashkëpunimin rajonal dhe Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. Po ashtu, u fol dhe për Samitin e Ballkanit Perëndimor “The Ëestern Balkans Summit 2022”, organizim i The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, që do të mbahet nesër në Prishtinë”, thuhet ndër të tjera. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.