Kurti: Detyrimet ndërkombëtare të politikanëve bazohen në dosjet e tyre

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në emisionin “Debat” në RTK, ka thënë se politikanët që janë në pushtet kanë detyrime ndaj ndërkombëtarëve për shkak të borxheve individuale që bazohen në dosjet e tyre për korrupsion.
“Detyrimet ndërkombetare janë borxhet individuale të politikanëve, të bazuara ose në dosjet e tyre për korrupsion, apo në lakminë e tyre të pashuar për pushtet”, ka thënë Kurti.
Kurti gjithashtu ka folur edhe rreth formimit të komisionit parlamentar hetimor ndaj SHIK-ut, ku ka theksuar se do të shofim nëse Isa Mustafa do të na japë nënshkrimet për formimin e këtij komisioni.
Ai më pas ka folur edhe rreth koalicionit PDK-LDK të cilin e ka quajtur një koalicion në vyshkje e sipër.
“Sa më pak që zgjatë kjo qeveri aq më mirë, ne do të kotribojmë me gjithë kapacitetin tonë deri sa ta rrëzojmë këtë qeveri. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hyrë në Kuvend që ti braktisë protestat por për ti sjellë protestat edhe brenda në Kuvend”, ka thënë Kurti./Indeksonline/