United Hospital

Kurti: Detyra e parë e Qeverisë së re është sigurimi i vaksinave anti-Covi

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti deklaroi sot se detyra e parë gjatë qeverisjes së tij do të jetë menaxhimi me pandeminë, përkatësisht sigurimi sa më i shpejtë dhe në sasi sa më të madhe të vaksinave kundër COVID-19.

Ai gjatë një takimi me ambasadoren e Luksemburgut në Prishtinë Natacha Gomes, tha se Kosova llogarit në ndihmën e shteteve mike për sigurimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Si prioritet, Kurti shtroi edhe çështjen e punësimit dhe drejtësisë, me luftimin e krimit dhe korrupsionit në qendër, duke nënvizuar që progresi në këto fusha është i domosdoshëm për një shtet të qëndrueshëm dhe funksional.

Ndërsa, ambasadorja Gomes shprehu interesim për përgatitjet mbi formimin e institucioneve të reja dhe prioritetet e qeverisjes së re.

KKVITI

Kurti dhe Gomes u pajtuan që pas konsolidimit të qeveris së re, të aranzhojnë takime mes përfaqësuesve të lartë të të dyja vendeve, për bashkëpunim të mëtejmë dhe thellim të marrëdhënieve bilaterale.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se 33 mijë vaksina të programit Covax pritet të vijnë në fund të muajit shkurt.

Gjithsesi kjo sasi nuk do të mjaftojë për vaksinimin e shumicës së popullatës. Kosova është vendi i vetëm në Europë që nuk ka filluar ende vaksinimin kundër Covid-19.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.