Fundamenti

Kurti: ‘Defender Europe 23’ po zhvillohet në një realitet të tensionuar 15 muaj pas invazionit rus në Ukrainë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ushtrimi “Defender Europe 23” po në një realitet të tensionuar 15 muaj pas invazionit rus në Ukrainë.

Kurti në ceremoninë hapëse të këtij ushtrimi është shprehur se Kosova është e nderuar që është nikoqire e kësaj ngjarje.

“Padyshim ushtrimi ‘Defender Europe 23’ është ngjarja më e rëndësishme ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Ballkan”, tha Kurti.

“Republika jonë është e nderuar që për herë të dytë është vend nikoqir i ushtrimit që shtrihet prej zonës së Mesdheut, e deri në kufijtë lindor të kontinentit tonë. Mbi 1,300 ushtarakë të forcave tona do të ekzekutojnë detyrat stërvitore ushtarake në krah të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe shteteve partnere të SHBA-së”, ka shtuar ai.

Hidromorava

Sipas tij, FSK-ja në këtë ushtrim radhitet e katërta për sa i përket numrit të personelit të angazhuar në “Defender Europe 23″.

“FSK-ja në këtë ushtrim radhitet e katërta për sa i përket numrit të personelit të angazhuar në këtë ushtrim. Kjo dëshmon për vullnetin që kemi për të zhvilluar sistemin tonë të mbrojtjes por edhe përkushtimin tonë të palëkundur për të qenë pjesë e sistemit të përbashkët të mbrojtjes së vendeve që përqafojnë dhe përfaqësojnë vlerat demokratike”, u shpreh kryeministri.

Ai ka përfunduar se siguria e kontinentin evropian është interes jetik.

“Siguria e kontinentit evropian është interes jetik i yni në shtet që beson në atë që e do. “Defender Europe 23” po zhvillohet në një realitet të tensionuar 15 muaj pas invazionit rus në Ukrainë dhe si i tillë nuk ka të bëjë vetëm për të ardhmen e Evropës por edhe mbarë botës”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.