FITORJA

Kurti: Bujqit do i ndihmojmë me farë, pleh dhe derivate

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Buxheti që ndahet për bujqësi në Kosovë është rreth 2% e gjysma e kësaj shume shkon për vet Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa Bashkimi Evropian ndan rreth 30% për bujqësinë a gjysma e tokës së Kosovës nuk punohet për shkak se Qeveritë e pasluftës asnjëherë nuk i ndihmuan fermerët.

Kështu ka deklaruar i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një konferencë për media.

Sipas tij, qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje do t’i bëjë bashkë të gjithë bujqit në kuadër të shtetit zhvillimor.

“Para 12 vjetëve blegtorët kosovarë e kanë paguar çmimin e naftës 35 cent apo 70 fining atëbotë, ndërkaq po aq ka qenë edhe çmimi i litrës së qumështit. Sot është katërfishuar çmimi i naftës ndërkohë që qumështi ka rënë në 29 cent. Kjo tregon se sa vështirë është bërë për fermerët kosovarë që të mbijetojnë se lëre më të fitojnë. Me Vetëvendosjen në qeverisje ne do t’i bëjmë bashkë bujqit në kuadër të shtetit zhvillimor dhe atë duke ndihmuar ata në subvencione e grante dhe posaçërisht duke i ndihmuar sa i përket f arës, plehut dhe derivateve”, ka deklaruar ai, transmeton KP.

Thotë se qeverisja e Vetëvendosjes, programin e saj politik, për bujqit, në subvencionimin e bujqësisë, e ka që nga viti 2010.
E Sali Salihu, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, tha se bujqësia është një sektor i veçantë në punësim, dhe siç pohoi ai, ata kanë paraparë që 65 % e buxhetit të shkojë për subvencione, ndërsa 35% për grante.

Eco Higjiena

Salihu tha se nga 800 milionë euro sa janë remitencat në vendin tonë, sipas tij, 97% e tyre kryesisht shkon për produkte ushqimore jashtë vendit.
“Qeverisja jonë do ta bëjë planifikimin e buxhetit. Ne kemi konsideruar që viti i parë duhet të ketë diku 60 milion euro investime në bujqësi , viti i dytë do t’i ketë 90 mili on euro investime në bujqësi dhe viti i tretë do t’i ketë 120 milion euro investime në bujqësi. Ndarja apo shpërndarja e këtyre mjeteve do të bëhet konform pakos së BE-së e cila përfshin 65 për qind subvencione dhe 35 për qind grande që do të shkojnë kryesisht në pika grumbullimi , në mjete përpunuese dhe depo për ruajtje të produkteve bujqësore”, ka thënë Salihu.

Sipas tij, sektorët që do të përfshihen në këto subvencione dhe grande janë sektori i pemëtarisë dhe vreshtarisë, sektori i blegtorisë, sektori i lavërtarisë dhe sektorë të tjerë, madje, thotë se bujqësinë do ta përqendrojnë në një sektor që do ta rimëkëmb komplet ose do ta rrit bruto produktin e Kosovës në përgjithësi.
Kurse, kryetari i Federatës së Sindikalistëve të Bujqve në Kosovë, Tahir Tahiri, tha se Lëvizja Vetëvendosje do ta nxjerrë bujqësinë nga kriza në të cilën ndodhet.

“Mendojmë se më këtë program në bashkëpunim me Federatën Sindikale dhe me bujqit qeverisja Lëvizjes Vetëvendosje do ta qojë përpara gjegjësisht do ta nxjerrë bujqësinë e Kosovës nga kriza e cila gjendet. …Pikat e para janë vërja në prioritetin e parë të bujqësisë në qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje, pika tjetër strategjike dhe e rëndësishme për ne si federatë është mbrojtja e prodhimtarisë vendore konkretisht dobësimin e konkurrencës jo lojale nga tregu që na vije dhe shumë e shumë pika tjera”, ka thënë ai.

Ndryshe, u tha se buxheti që do të ndahet nga kjo parti është real dhe i planifikuar mirë, pasi që sektori i bujqësisë është sektori më primar ku edhe do të nis zhvillimi ekonomik i Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.