UBT

Kurti bisedon në telefon me zyrtaren e lartë të Departamentit të Shtetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në Twitter. Kurti ka treguar detaje nga kjo bisedë, duke thënë se kanë biseduar për rritjen ekonomike, agjendën për dialog dhe paqen.

“Bisedë e shkëlqyer me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dy ditë para Vitit të Ri 2022. Ne diskutuam çështje të rëndësishme duke filluar nga ekonomia jonë e jashtëzakonshme deri te rritja e marrëdhënieve tona transatlantike. Ne ramë dakord të punojmë së bashku për të forcuar demokracinë tonë dhe për të vendosur një agjendë për dialog dhe paqe”, ka thënë ai në Twitter.

Uji Dea

Donfried ka zëvendësuar në këtë pozitë MatthewPalmerin.

Ndryshe, Kurti ka shtyrë vizitën e tij në SHBA për në janar.

Fillimisht ai kishte deklaruar në Kuvendin e Kosovës se do të vizitonte Amerikën në nëntor të këtij viti, por nuk dihet se me çfarë arsye e kishte shtyrë atë. Së fundi në një intervistë ai kishte thënë se ka vizë dhe mund të udhëtojë kurdo ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.