Uji Dea

Kurti bisedon me socialistët evropianë, i njofton ata për hapat e Thaçit për një qeveri të re “antikushtetuese”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Partia e Socialistëve Evropianë dhe grupi S&D.

Konferensa është mbajtur me qëllim të adresimit të sfidave rreth rreth COVID-19, situatën politike dhe rrugët e bashkëpunimit e solidaritetit në Ballkanin Perëndimor.

Kurti në konferencë ka njoftuar përfaqësuesit e partive të majta në Evropë për menaxhimin e situatës nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit, përcjell “Zëri.info”.

Mobi Casa

“Kryeministri Kurti i njoftoi përfaqësuesit e partive të majta në Evropë për menaxhimin e suksesshëm që Qeveria e Kosovës ka bërë për ta parandaluar përhapjen e virusit Korona, për të rritur numrin e të shëruarve, dhe zvogëluar vdekshmërinë e pacientëve të prekur. Ai përmendi edhe masat që ka ndërmarr qeveria për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset, njëherit duke vlerësuar edhe ndihmën financiare e materiale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe shteteve të tjera aleate të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se Kurti i ka njoftuar të pranishmit edhe për vendimin e presidentit Thaçi për formimin e qeverisë së re.

“Rreth situatës politike, kryeministri Kurti i njoftoi të pranishmit për vendimin antikushtetues të Presidentit për ta bërë qeverinë e re me partitë e vjetra, ku theksoi se e vetmja rrugë përpara është ajo e mbajtjes së zgjedhjeve pas kalimit të pandemisë. Pra, ajo e respektimit dhe jo e shkeljes së vullnetit qytetarë të shprehur me datë 6 tetor”, ka thënë zyra për media e kryeministrisë. /ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.