Eko Higjiena

Kurti bisedon me kryediplomatin italian dhe të dërguarin britanik, Peach: Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste

/ 2 minuta lexim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë të hënës ka pasur dy biseda telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë.

Kurti në një postim në Twitter shkruan se ministrit Tajani i ka përcjell mirënjohjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për guximin e ushtarëve italian.

“Në një telefonatë të dytë sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio_Tajani, përcolla mirënjohjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës për veprimin e guximshëm të ushtarëve italian në kuadër të KFOR-it për të ruajtur paqen përballë ekstremizmit të dhunshëm. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë të lënduarve”, shkruan Kurti.

Mobi Casa

Kryeministri i vendit të hënën ka folur edhe me të dërguarin britanik për Ballkanin, Stuart Peach.

“Kam folur me lordin Stuart Peach për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste… Qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë në shërbim të plotë dhe të papenguar të zyrtarëve të tyre të zgjedhur…”, shkruan Kurti. /Telegrafi/