Kurti: Beteja parlamentare nuk mjafton, të ketë më shumë protesta
Betejat parlamentare nuk mjaftojnë prandaj duhet të ketë më shumë protesta. Kjo është porosia e ish-liderit të VV’së.
Albin Kurti thotë se protesta është mjet i demokracisë dhe se duhen edhe më shumë të tilla për realizimin e kërkesave të qytetarëve.
“Ne konsiderojmë se beteja parlamentare nuk mjafton. Demokracia nuk mund të kufizohet në aspektin reprezentativ dhe elektoral. Është e dmosdoshme që zëri i qytetarëve të dëgjohet edhe atëherë kur nuk ka zgjedhje dhe protesta demonstrata është një mjet legjitim për këtë gjë. Protesta vetvetiu nuk është zgjedhje por në të njëjtën kohë ajo është mënyrë drejt zgjidhjes dhe besoj që në kohën kurrë shumë rrallë organizohen seanca të Kuvendit është mirë të ketë më shumë protesta”, tha Kurti në Rubikon të KTV’së.


