RCCOLA

Kurti: Bashkimi me Shqipërinë nuk çon në luftë ballkanike

/ 2 minuta lexim

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, foli ndër të tjera edhe për bashkimin me Shqipërinë.

Uji Dea

“Ne besojmë që Kosova do të jetë shtet plotësisht sovran me të drejtën që të bashkohet me Shqipërinë. Natyrisht që duhet të bisedojmë me qeverinë në Tiranë për këtë. Pengesë e kemi nenin 1.3 të Kushtetutës që na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk është kufi i shqiptarëve, është kufi i Jugosllavisë dhe Serbisë. Dhe, mendoj që nuk duhet të hezitojmë ta themi hapur këtë gjë. Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë unë nuk e shoh si diçka që shkakton luftën e tretë ballkanike. Por, në mënyrë paqësore dhe demokratike, pra me referendum, me bashkëpunimin e dy qeverive, ne do të mund të banim këtë. Jo për inat të të tjerëve, por gjithsesi për të mirën tonë. Bëhemi treg më i madh, i kombinojmë resurset njerëzore, pasuritë natyrore e kështu me radhë. Besoj që demokracia do të jetë shumë me e fuqishme atëherë kur të jetë me një popullsi le te themi gati shtatë-milionëshe. Më shumë popullsi e kalojmë edhe nepotizmin si kulturë, sepse arrihet impersonalja, arrihet anonimiteti i qytetarëve të shtetit dhe demokracia si vullnet i shumicës bëhet më i kollajshëm”, ka thënë Kurti. /VoA/