Kurti: Bashkimi i Thaçit dhe Mustafës do ta ndajë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur një konferencë për shtyp për të diskutuar rreth krijimit të djeshëm të Qeverisë. Albin Kurti dhe Visar Ymeri kanë folur para gazetarëve se si kryeministri i ri Isa Mustafa nuk foli për asnjë ministër veç e veç por vetëm për atë të Listës “Srpska” Aleskadnër Jabllanoviç.

Ymeri kërkoi llogari për marrëveshjen e nënshkruar në mes të PDK-LDK dhe Listës “Srpska” ku flitet për Asosacionin e Komunave Serbe përmes së cilës ai thotë se do ta Bosnjëzoj Kosovën. Poashtu kthimi i të zhvendosursve serb pse nuk është bërë publike ishte një prej pyetjeve të Ymerit. Ymeri pati edhe disa pyetje të tjera. A do t’i fut duart në fondin pensional? A ka bërë përllogaritje për tatimet? A do ta ndryshoj buxhetin?

RCCOLA

Ndërkohë Albin Kurti tha se Mustafa dhe Thaçi kushtet e dërguara nga Serbia i pranuan brenda natës.

“Me bashkimin e Mustafës dhe Thaçit do të shohim vetëm ndarje të Kosovës. Kjo qeveri paraqet jo vetëm problem politik por edhe socio-ekonomik. Ne ju bëjmë thirrje ndërkombëtarëve të mos flasin për luftimin e korrupsionit pasi që edhe ata po e mirëpresin këtë qeveri”,ka thënë Kurti ndër të tjera./Zeri/