Fundamenti

Kurti autorizon Arben Vitinë për t’i vendosur kufizimet e lëvizjes pas 13 prillit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria në detyrë e Kosovës, e ka autorizuar ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia që të autorizojë orarin e ndalimit të lëvizjes për qytetarët, pasi që vendimi i parë i qeverisë është shpallur antikushtetues.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, derisa vendimi është marrë në mbledhjen e 24-të që është mbajtur në mënyrë elektronike.

FIDANISHTJA

“Në mbledhje është shqyrtuar dhe miratuar Vendimi sipas të cilit autorizohet ministri i Ministrisë së Shëndetësisë që të nxjerrë vendime me qëllim të parandalimit dhe luftimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19. Vendimet do të jenë në funksion të zbatimit të dispozitave të Ligjit për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse. Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, sipas rekomandimeve të njësive përkatëse profesionale dhe në konsultim me Komunat respektive do ta përcaktojë orarin e lëvizjes ose ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, si dhe të bëjë përjashtime të orarit të kufizimeve të përcaktuara në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 02/17 të datës 27.03.2020”, thuhet në komunikatë.

“Vendimi i miratuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka për qëllim racionalizimin e kohës në procesin e marrjes së vendimeve, në funksion të parandalimit dhe luftimit të përhapjes së epidemisë COVID-19. Vendimi mbështetet në dispozitat ligjore të Ligjit për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse si dhe duke u bazuar në konstatimet e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. KO54/20”, shkruhet në njoftim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.