UBT

Kurti: Asociacioni s’e ka kaluar testin e Kushtetueses, serbët në Kosovë kanë nevojë për punë dhe drejtësi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Albin Kurti në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se janë të gatshëm të bisedojnë me Serbinë kurdo që zyra e kryediplomatit Josep Borell do t’i thërrasë, raporton Ekonomia Online.

Ai foli edhe për Asociacionin ku tha se nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese dhe s’është në përputhje me Kushtetutën.“Kur zyra e përfaqësuesit të Lartë Borell të na thërrasë në takim ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në bisedime. Ne duam dialogun parimor kur barazia e palëve është fakt i padiskutueshëm”, tha Kurti.

FIDANISHTJA

Kurti poashtu u shpreh se Asociacioni s’e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese dhe serbët në Kosovë kanë nevojë për punë dhe drejtësi e jo Asociacione që shtojnë tensione e gëzojnë dikë në Beograd.“Sa i përket Asociacionit, ju e dini shumë mirë që Gjykata Kushtetuese më 2015 ka publikuar Aktgjykimin e vet me të cilin ka thënë se asnjëri prej 7 kapitujve të Asociacionit nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në 23 nene nuk ka përputhje ai Asociacion dhe rrjedhimisht nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Unë besoj që edhe serbët porsi shqiptarët, turqit, boshnjakët dhe qytetarët e Kosovës kanë nevojë për punësim dhe jo për Asociacione që na prishin raportet tona e na shtojnë tensionet dhe e gëzojnë dikë në Beograd. Nuk ka qenë asnjëherë kërkesë e serbëve të Kosovës, serbët e Kosovës duan punë dhe drejtësi”, tha ai.

Shefi i qeverisë kosovare tha tutje se është kryeministër edhe i serbëve të Kosovës nëse ata kanë kërkesa.“Qeveria është e përkushtuar që kushtetueshmëria në gjithë territorin e vendit të jetë e zbatuar në mënyrë të plotë dhe për të gjitha kërkesat e serbëve nga Kosova unë jam kryeministër edhe i atyre”, tha Kurti para gazetarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.