UBT

Kurti: Asociacioni është “mini-qeveri” që mund të bashkëpunojë me Putinin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeti në Parlamentin e Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim për redaksinë malazeze të RTK-së, ka thënë se ka frikë nga mundësia që Asociacioni i Komunave Serbe (AKS) në Kosovë do të ishte një “mini-qeveri”, që do të mund të vendoste kontakte me presidentin rus, Vladimir Putin.
Siç transmeton “B92”, themeluesi i lëvizjes radikale, Kurti, ka thënë se opozita e bashkuar do të kundështojë deri në fund që kjo gjë të mos ndodh dhe të mos themelohet AKS-ja.

Kurti ka theksuar se Asociacioni do të ketë presidentin e vet, flamurin dhe simbolet, kontroll të plotë në zhvillimin ekonomik në nivel lokal, në planifikimin rural dhe urban, në shëndetësi, arsim e kulturë.

UBT

Ai po ashtu ka përmendur se Asociacioni do ta ketë një administratë të quajtur Bord Ekzekutiv, që sipas tij do të themelojë një “mini-qeveri” të përbërë nga shtatë njerëz.

Sipas tij, AKS-ja do ta ketë të drejtën të themelojë marrëdhënie diplomatike me komunitetet tjera simotra, siç janë ato në Serbi, Rusi e Bjellorusi.