UBT

Kurti: Askush nuk iu beson gënjeshtrave të Kryeministrit për punësimet

/ 7 minuta lexim
GRANDEMALL

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka njeri normal në Kosovë, i cili pas gjithë atyre gënjeshtrave të Kryeministrit Thaçi beson në Fondin e Punësimit.

Ai ka komentuar edhe pajtimin në mes LDK-së dhe AKR-së për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve, duke thënë se është bursë dhe bastore e koalicioneve të ardhshme, të cilat po bëhen për interesa të ngushta të krerëve partiak.

Kurti gjatë një interviste në KosovaPress ka thënë se Kryeministri Thaçi ka gënjyer në vazhdimësi dhe gënjeshtrat po i vazhdon edhe me premtimin për shifrën më të madhe të mundshme 1 miliardë e gjysmë euro.

Kurse, mundësinë e ekzistimit edhe të një Qeverie Thaçi 3, e quan si fatkeqësi tejet të madhe me pasoja të pakthyeshme për qytetarët.

“Ai po sillet në mënyrë privatë në sferën publike, thuajse paratë e Kosovës janë paratë e tij, ato janë paratë e taksapaguesve të Kosovës, janë paratë e qytetarëve, të shtetit, dhe kjo është sjellje tërësisht e papërgjegjshme. Një Qeveri e cila nuk ka bërë asgjë për prodhim dhe punësim në këto vite, nuk do ta bëjë as në fushatë, por në fushatë e kemi inflacionin e fjalëve dhe deficitin e veprimeve. Unë nuk mendoj që s’ka njeri normal në Kosovë, i cili pas të gjithë këtyre gënjeshtrave të kryeministrit për vite me radhë, tash do të mund t’i besonte kësaj gënjeshtre, e cila e ka shifrën më të madhe të mundshme 1 miliardë e gjysmë euro… Nuk mendoj që mund të ketë Qeveri Thaçi 3, dhe kjo do të ishte një fatkeqësi tejet e madhe me pasoja të pakthyeshme për qytetarët e Kosovës dhe për Kosovën si Republikë”, ka thënë Kurti.

Me vendosjen e 8 qershorit si datë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga presidentja, Atifete Jahjaga, tregohet se ajo “ po i mbanë ison kryeministrit”, Hashim Thaçi, vlerëson lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për KosovaPress, dhe se për mos votimin e shpërndarjes së parlamentit thotë se ka qenë e nevojshme “ Kuvendi me rrëzu Qeverinë e jo Qeveria Kuvendin”.

“Në përgjithësi në Kosovë, sa më herët zgjedhjet aq më mirë është, mirëpo për shkak të nevojave teknike dhe logjistike të KQZ-së, do të ishte shumë më mirë që të ishin zgjedhjet me datën 15 qershor sepse së paku do të ishte edhe një javë, e fundit, që mund të ketë peshë të madhe, kur kemi të bëjmë me mbarëvajtjen e procesit sidomos me përgatitjen e tij, mirëpo, u bë siç u bë, presidentja Jahjaga po duket qartazi se ia mbanë ison kryeministrit dhe tash e kemi datën e 8 qershorit si zgjedhje të ardhshme për të cilën ne po i bëjmë përgatitjet maksimale”, shprehet Kurti.

Deklarimet për koalicione pas zgjedhore, sikundër u bë e ditur sot nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, ende pa u mbajtur zgjedhjet i quan jo parimore, jo konceptuale, dhe bashkëpunime për pushtet, e kundër shtetit, por mundësinë për koalicion pas zgjedhjeve, Albin Kurti, e përjashton vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës.

ARKATANA

“Lëvizja Vetëvendosje nuk do të bashkëqeverisë pa qenë një herë, subjekti i parë. Pra, vetëm kur Lëvizja Vetëvendosje del e para në zgjedhje do ta formojë koalicionin qeverisës, duke shikuar përputhjen programore,dhe besimin e ndërsjellët. Është evidente për bindjen time që partitë e tjera kanë bërë pazare nga më të ndryshmet, kanë qenë një herë dy nga dy e një herë trijat bashkë, e kështu me radhë, dhe këto nuk janë parimore, nuk janë as konceptuale, këto janë thjeshtë bashkëpunime për pushtet, e kundër shtetit. Pra, nuk i shoh si parimore dhe nuk i shoh për të mirën e vendit, por i shoh për interesat e ngushta të krerëve partiak. Prandaj, është e vërtetë ka nisur kjo bursa dhe bastorja e koalicionit të ardhshëm, qysh para se të fillojë fushata, por ne tash nuk jemi të përqendruar, të fokusuar tek ata, sepse kemi shumë punë për të bërë brenda organizatës tonë e me qytetarët e Kosovës”, thotë Kurti.

Për mundësinë e daljes së serbëve me një listë me kandidatë për deputet, Kurti thotë se lista serbe në Kosovë “përdorë fjalën listë si zëvendësim për fjalën republikë që e kanë në Bosnje”, e për vendet e rezervuara thotë se nuk do të jenë në mandatin e ardhshëm përveç nëse koalicioni i ardhshëm qeverisës është ky që është tani.

“Vendet e rezervuara nuk do të jenë në mandatin e ardhshëm, përveç nëse koalicioni i ardhshëm qeverisës është ky që kemi tani, ose ndonjë formulë tjetër e cila e vazhdon të vjetrën dhe mendoj që është shumë mirë të mos ketë ed he më tutje mandate shtesë për ulëset e rezervuara, jo pse jemi kundër minoriteteve, por për shkak se jemi për demokracinë dhe për barazinë e votës. Fakti që serbët po dalin me një listë, është edhe një dëshmi më shumë se sa i dëmshëm ishte dialogu në Bruksel. Pra, lista serbe në Kosovë, e cila e përdorë fjalën listë si zëvendësim për fjalën republikë që e kanë në Bosnje, paraqet një peshqesh nga pazaret Thaçi-Daçiq, ku Serbia përfitonte kontroll më të madh në Kosovë, ndërkaq Thaçi përfitonte zgjatje të pushtetit. Me dialogun në Bruksel u homogjenizuan serbët e Kosovës në njërën anë dhe në anën tjetër u centralizua dominimi i Beogradit mbi ta, e nëpërmjet tyre edhe në qerekun e territorit të Kosovës”, shprehet Kurti.

Nuk ishte pjesë e takimeve me ambasadoren amerikane, Tracey Jacobson, por thotë se kanë raporte shumë të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai thotë se nuk është ftuar të jetë pjesë e takimeve sepse qëndrimet e Vetëvendosjes mbesin të pandryshueshme, por vlerësim tjetër shprehë për pjesëmarrësit në ato takime.

“Ne nuk i preferojmë takimet jashtë institucionale dhe ne nuk jemi ftuar në një takim të tillë, për shkak se dihet qëndrimi jonë, pra në këto takime ftohen vetëm ata që i ndryshojnë qëndrimet… Këta të tjerët që po ftohen në këto takime jo transparente, jodemokratike, bëhet fjalë për njerëzit të cilët ndryshojnë vetë, por nuk do ta ndryshojnë Kosovën asnjëherë”, ka thënë ai.

Lista e kandidatëve për deputetë nuk do të jetë e renditur sipas alfabetit sikundër ka qenë në zgjedhjet e kaluara parlamentare, këtë herë ¾ e kandidatëve për deputetë vijnë nga qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq ¼ propozohet nga kryetari, dhe më pas bëhet renditja e tyre.

Ai thotë se alternativa qeverisëse e Vetëvendosjes ka 20 kapituj, 3 shtylla, dhe 11 tema, e deklarimet për heqjen e TVSh-së për shportën familjare, thotë se do ta realizojë duke qeverisur me vendin, me sponsorisimin e ligjeve të reja. Sipas tij, pa politika sociale që do ta luftojnë pabarazinë, do të ketë gjithmonë edhe varfëri në shoqëri, poredhe dhunë.

Në vizitën e fundit të tijën në ShBA, ai thotë të ketë takuar edhe përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, një kongresmen demokrat dhe përfaqësuesin e DASH, për Europën Juglindore, dhe se është diskutuar edhe për zgjedhjet në Kosovë, për një proces të lirë dhe demokratik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.