RCCOLA

Kurti: Asgjë s’mund të krahasohet me Holokaustin në histori

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare në Kujtim të Viktimave të Holokaustit, kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës duke thënë se kjo tregon sa i fuqishëm mund të jetë vullneti i njerëzve për ta ruajtur njerëzoren edhe atëherë kur njerëzimi e arrin pikën e tij më të ulët.

Kurti, në një postim në Facebook, ka publikuar fotografi, ku shihet familja hebre Altarac e strehuar në Prishtinë mes dhjetëra hebrenjsh të tjerë më 1941-1942.

Barcelona po konsideron mundësinë për të nënshkruar me një lojtar të ri pas lëndimit të…Rritja e pritur e së djathtës në Parlamentin Evropian mund të ndikojë në zgjerimin e BE…Kasami: Talat Xhaferi është zgjidhja më e keqe për kryeministërMichael Olise tashmë ka ‘bërë zgjedhjen’ e tij mes Chelseat dhe Manchester UnitedBarcelona po tenton transferimin e një mbrojtësi të majtë me kosto zero

“Një relikte e ruajtur nga Jasha Altarac, një hebre 7-vjeçar i strehuar bashkë me familjen në Prishtinë dhe vende të tjera duke shpëtuar kështu nga Holokausti, është ky mindil i bardhë me simbolin kombëtar shqiptar të shqiponjës në të si dhe me mbishkrimin ‘Kujtim nga Shqipnia’”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

Ai ka thënë se “Po kaq faqebardhë është historia e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët dhe si e tillë duhet kultivuar ‘Kujtimi nga Shqipnia’ dhe shqiptarët në historinë e trishtuar të Holokaustit”.

“Plot 55 vjet më vonë, kur Serbia i dëboi rreth 860 mijë shqiptarë përgjatë gjenocidit në Kosovë, në maj të vitit 1999, shteti i Izraelit i priti rreth 200 prej tyre duke i strehuar si refugjatë lufte nga Kosova. Asgjë nuk mund të krahasohet me Holokaustin në histori, andaj ai duhet kujtuar dhe brezat duhen edukuar mbi të. Historia e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët tregon se sa i fuqishëm mund të jetë vullneti i njerëzve për ta ruajtur njerëzoren edhe atëherë kur njerëzimi e arrin pikën e tij më të ulët”, ka shkruar Kurti.

“Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore (1939 – 1945), kur hebrenjtë persekutoheshin për t’u eliminuar, ndër dyert e hapura për shpëtimin e tyre ishin ato të shtëpive të familjeve shqiptare, të cilat i morën dhe i strehuan”.

“Mungesa e çfarëdo tradite të antisemitizmit ndër shqiptarë, traditat e mikpritjes dhe zakoni i zotimit të marrjes së mikut të shtëpisë në besë, si dhe të tjera rrethana sociale dhe kulturore, ishin përcaktuese që si familjet shqiptare ashtu edhe autoritetet e shtetit shqiptar, të refuzojnë të përfshihen në fushatat dhe platformat antisemite të përndjekjes e shfarosjes së hebrenjve”, ka thënë Kurti duke shtuar se “kujtojmë për të mos harruar dhe s’harrojmë për të mos u përsëritur”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/