UBT

Kurti: Arrestimi i Ymerit hakmarrje për kundërshtimin ndaj pazareve me Serbinë dhe Malin e Zi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Duke folur për arrestimin e kryetari të VV, Visar Ymerit dhe deputeteve të tjerë. Kurti tha se pushteti këtë e ka bërë si hakmarrje ndaj kundërshtimeve që opozita po u bënë marrëveshjeve të qeveria e Kosovës i ka nënshkruar me Serbinë dhe me Malin e Zi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një konference për media sot deklaroi gjyqësia dhe prokuroria janë bërë shume aktive në rastet dhe proceset kundër VV-së, shkruan Zeri.info.

Duke folur për arrestimin e kryetari të VV, Visar Ymerit dhe deputeteve të tjerë. Kurti tha se pushteti këtë e ka bërë si hakmarrje ndaj kundërshtimeve që opozita po u bënë marrëveshjeve të qeveria e Kosovës i ka nënshkruar me Serbinë dhe me Malin e Zi.

RCCOLA

“Gjyqësia dhe Prokuroria janë bërë shumë aktive në rastet dhe proceset kundër VV-së. Mbi 400 mije lend që flejë në pallatin e padrejtësi mund të presin por jo edhe lënda e Visar Ymerit dhe Glauk Kunjufces .Kjo po behet se neve po na frikësohen dhe se ne po shtohemi. Ne kërkojmë menjëherë lirimin e deputeteve dhe të gjithë aktivisteve të tjerë. Zajadnica” ka vdekur për shkak të mbi 200 mijë qytetareve qe nënshkruan peticionin për shkak te atyre protestave ajo çka bëjmë ne tash është të mos lejojmë ringjalljen e “Zajadnices”, ka thënë Kurti, shkruan Zeri.info

Ndërsa, nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, ka prezantuar disa shifra, ku sipas tij, në gjashtë muajt e fundit janë arrestuar qindra aktivistë të lëvizjes së tyre, dhe deputetë, ndaj të cilëve thotë se është ushtruar dhunë.

“Gjate gjithë kësaj kohe nga pushteti është udhëhequr një fushat kundër deputeteve të opzitës. Arsyet pse ndodhin këto janë pasoj e një aktiviteti të suksesshëm të VV-së dhe opozitës se bashkuar”, ka thënë Qaushi./ZERI/