GRANDEMALL

Kurti: Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati dhe Zëvendësministrin e Ekonomisë, Getoar Mjeku, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, që po shoqërohej nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.Kryeministri e falënderoi Koopman për vizitën dhe për ndihmën e madhe të Bashkimit Evropian për shtetin dhe qytetarët e Kosovës në këto 15 vite të fundit.

Ai tha se për Kosovën anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë.Theksoi rëndësinë që ka Tregu i Përbashkët Rajonal për integrimin ekonomik të rajonit dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të tri marrëveshjeve që janë nënshkruar në Procesin e Berlinit. Me këtë rast, u nënvizua fakti që Kosova ishte e para që ratifikoi në parlament të tri marrëveshjet.

Pasi e njoftoi për progresin demokratik dhe ekonomik të shënuar në dy vitet e fundit, që po evidentohet në vazhdimësi edhe nga raportet kredibile ndërkombëtare, kryeministri tha se në dhjetor të vitit të kaluar kemi dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian kurse këtë vit kemi vendimet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kalimin e fazës së parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e që janë dëshmi e qartë e përkushtimit të Kosovës për integrim e progres.

Fundamenti

Koopman tha se Kosova është pjesë e familjes evropiane. Ai e përgëzoi Kosovën për reformat dhe theksoi nevojën e përshpejtimit të tyre dhe nevojën për të ndjekë integrimin ekonomik të rajonit dhe integrimin në tregun ekonomik të Bashkimit Evropian.

Në qershor të vitit 2021, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, kryeministri Kurti kishte prezantuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, të bazuar në EFTA-EEA, gjë që do të zgjidhte pengesat që kemi për të ecur shpejt në integrimin ekonomik të rajonit, mundësonte integrimin me Tregun Unik të BE-së dhe përshpejtonte anëtarësimin e gjithë rajonit në Bashkimin Evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.