Uji Dea

Kurti aktualizon prapë idenë e bashkimit kombëtar: Po të kishte referendum, do të votoja pro

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se në rast se do të mbahej ndonjë referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai do të votonte pro.

Kurti këto deklarime i bëri përgjatë një interviste me Euronews, vetëm disa ditë pasi partia e tij Vetëvendosje fitoi pjesën më të madhe të votave në Kosovë deri më tani, duke i hapur rrugën Kurtit për të formuar qeverinë, përcjell Gazeta Express.

“Ne ende nuk kemi ligj për referendume në Kosovë, por dy referendume ndërmjet shtetit tonë dhe Shqipërisë do ta zgjidhnin një gjë të tillë”, deklaroi Kurti, kur u pyet nëse e mbështet ende idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë.

“Sapo që të përforcohej shteti i Kosovës. Pasi që të arrijmë ta bëjmë atë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Mendoj se do të votoja pro. Po”, deklaroi tutje Kurti, pasi u pyet se si do të votonte në atë referendum.

Mobi Casa

Ndër të tjera, Kurti ka folur edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, për të cilin ka thënë se do kërkojë reciprocitet nga Serbia.

“Jam gati të përfshihem në një dialog ku ka përfitime. Por mendoj se nuk është e pranueshme për askënd në Kosovë – natyrisht, duke përfshirë edhe mua – që të përfshihen në një dialog ku supozohet se do të kompensojmë shtetin e Serbisë për humbjen e këtij shteti gjatë kohës së Millosheviqit. Serbia kreu gjenocid në Kosovë”, deklaroi i pari i VV’së.

Tutje, ish-kryeministri e ka kundërshtuar edhe furnizimin e Kosovës me vaksina anti-Covid nga Kina dhe Rusia, duke argumentuar se orientimi i Kosovës çdoherë ka qenë Perëndimi.

Intervistën e plotë mund ta gjeni këtu. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.