ARKATANA

Kurti: 18 vite pas rënies së regjimit të Millosheviqit, Thaçi synon pajtimin historik me Serbinë e vjetër

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar rënien e regjimit të Millosheviqit, 18 vite më parë më 5 tetor 2000.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar ” më 5 tetor 2000, tanket e ushtrisë dhe autoblindat e policisë vendosën të mos shtiejnë mbi popullin që kishte mbushur sheshet dhe rrugët e Beogradit”.

Ai më tej ka thënë se e vetmja gjë e re është që tash Kosova ka një president anti-historik i cili donë pajtim historik me Serbinë e vjetër.

Postimi i plotë:

18 vjet më parë, me 5 tetor, në pavilonin VI të burgut të Pozharevcit u ndal energjia elektrike. Në radioaparate me bateri, lajmet i dëgjonin vetëm rojet e brengosura të këtij burgu i cili ndodhej në vendlindjen e Milosheviqit.

Mobi Casa

Mirëpo, të nesërmen s’mbahej më dot fshehtë se mbrëmë qenka rrëzuar Milosheviqi. Më 5 tetor 2000, tankset e ushtrisë dhe autoblindat e policisë vendosën të mos shtiejnë mbi popullin që kishte mbushur sheshet dhe rrugët e Beogradit. Krerët e opozitës kishin bërë marrëveshje xhentëlmene me gjeneralët kryesorë të forcave të armatosura. Rezultati i zgjedhjeve të manipuluara u përmbys dhe fitues i zgjedhjeve u shpall Koshtunica, i cili akuzonte Milosheviqin për humbjet (e Serbisë) jo për krimet (ndaj joserbëve). Fort ngjashëm si Vuçiq në Mitrovicë para katër javësh.

Sa ishte gjallë Milosheviqi, u vra ish kryeministri serb Gjingjiq në mars 2003, kurse vetë ky vdiq në burgun e Hagës në mars 2006 pa u dënuar për së gjalli.

Mbi 150 mijë joserbë u vranë nga forcat serbe përgjatë katër luftërave të viteve të ’90-a teksa po shpërbëhej ish Jugosllavia. Por, më pak se 250 kriminelë serbë gjithsej përfunduan prapa grilave të burgjeve në Hagë e në Serbi.

Përveçse nuk pati drejtësi për viktimat, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk i pranon krimet që i ka kryer mbi shqiptarët dhe nuk i paguan dëmet e shkaktuara gjatë okupimit dhe luftës. Paçka se janë bërë dy dekada nga mbarimi i luftës ndërsa pavarësia i mbushi një dekadë.

Mosndryshimi i Serbisë është problemi kryesor i Ballkanit, sepse po i mban gjallë problemet e vjetra. Mbase e vetmja gjë e re është që tash Kosova ka një president anti-historik i cili don pajtim historik me Serbinë e vjetër. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.