UBT

Kurteshi: Ta ndalim të keqen

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Banorët e lagjeve të “Tregut të Gjelbër” (I, II) po prisnin të dëgjonin fjalët e kandidatit për kryetar të komunës së Gjilanit, por edhe njëherazi për të shprehur problemet dhe brengat e lagjeve për t’u inkorporuar në planin e projekteve të qeverisjes së ardhshme që do të rezultojë nga 3 nëntori.

Ismajl Kurteshi e hapi takimin duke përshkruar ecejaket e qeverisjes lokale dhe dështimet e mëdha në këtë lëvizje përgjatë qeverisjes. Ai njoftoi banorët me zhvillimet aktuale në komunë dhe me qeverisjen e deritashme të komunës, për të treguar se si u deformua qeverisja lokale në Gjilan dhe si të dilet nga kriza. “Kemi folur mjaft për dështimet, tani e kemi edhe zgjidhjen përpara. Zgjidhja është në racionalizimin e shpenzimeve, alokimin e mjeteve në zhvillim ekonomik lokal, prodhim, bujqësi, shëndetësi dhe arsim. Deri më tash është shpenzuar në projekte, ndërsa mbikëqyrja nuk ka qenë as në nivel të duhur minimal. Është koha që së pari ta ndalim të keqen, e pastaj t’ia japim drejtimin e duhur e të mbarë” – u shpreh Kurteshi.

Mirvete Kurteshi, kandidate për këshilltare komunale, së pari kërkoi mbështetjen e konceptit të Lëvizjes VV dhe më pas, përkrahjen e Listës së Lëvizjes VV në Gjilan. “Nuk na duhet fitorja vetëm e legjislativit komunal, por edhe e ekzekutivit. Fitorja e ekzekutivit do të ndihmon në zbatimin e projekt-ligjeve dhe vendimeve më të mira që dalin nga Kuvendi Komunal nga anëtarët tanë të Kuvendit” – pohoi Kurteshi.

UBT

Ndërsa Nexhmedin Bllaca, kandidat tjetër për këshilltar komunal, shfaqi idenë e tij se si e sheh rolin e një asambleisti.“Nuk dëshirojmë që të asambleisti të shkojë në Kuvend dhe pasi të fitojë ulësen të mos takohet kurrë më me qytetarët. Asambleisti nuk duhet të jetë një kandidat që kërkon mbështetjen e qytetarëve, ndërsa në anën tjetër, ua kthen shpinën pasi ka fituar mandatin legjislativ. Prandaj, ne jemi të fuqishëm edhe në këtë pikë: e ruajmë kontaktin vazhdimisht me qytetarin, qoftë jashtë Kuvendit, qoftë brenda” – ka thënë Bllaca, i cili përveç kësaj, foli edhe për problemet në arsim, pasi që ka një përvojë shumëvjeçare.

Dhjetëra pjesëmarrës të pranishëm shprehën problemet me të cilat po ballafaqohen këto lagje si: infrastrukturë, shërbime të dobëta publike, mungesën e investimeve kapitale, problemet me punësim dhe varfëri, e shumë sfida të tjera. Banorët e lagjes kanë dhënë kontributin e çmuar që lista e nevojave për këto lagje të jetë edhe më specifike dhe më e detajuar në projektet prioritare lokale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.