UBT

Kurteshi sulmon pushtetin përmes raportit të auditorit të përgjithshëm

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Administrata komunale po vazhdon me shkelje ligjesh e procedurash dhe me keqpërdorime të buxhetit. Ky konstatim del edhe nga raporti i Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2012 ka thënë Ismajl Kurteshi në një konferencë për medie.

Ismajl Kurteshi nga VV është marrë me gjetjet e auditorit të përgjithshëm për vitin 2012. Sipas auditorit Komuna e Gjilanit nuk është angazhuar mjaftueshëm për implementimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm.

Nga ky raport del se shpenzimet gjatë vitit 2012 janë përcjellur me dobësi të kontrollit dhe këto dobësi ndërlidheshin me, vonesa të tejzgjatura në përfundimin e punëve, tejkalim të kontratave për mallra, klasifikim jo të drejtë të shpenzimeve dhe subvencioneve të parregullta.

Edhe në fushën e prokurimit shihet se ka kontrata pa zotim të mjeteve.”Komuna e Gjilanit ka hyrë në kontrata me operatorët ekonomik pa bërë paraprakisht zotimin e mjeteve në këto raste: “Mirëmbajtja e objekteve” – në shumë 304,774€, rrethrrotullimi në lagjen Iliria” në shumë 85,187€, “Sinjalizimi horizontal dhe vertikal” në shumë prej 173,371€, devijim nga Programi për Investime Publike”.

Ne kemi vërejtur se komuna kishte planifikuar projektet kapitale për Programin për Investime Publike dhe të njëjtat ishin aprovuar me Buxhetin e Kosovës. Ne kemi hasur disa raste kur shpenzimet për projekte kishin devijuar nga PIP. Ne kemi vërejtur disa pagesa që ishin bërë nga fondet e ndara për projektet tjera kapitale. Për më tepër, disa nga pagesat i takonin projekteve të papërfunduara nga vitet paraprake, ndërsa ishin paguar nga shumat e ndara për projektet e vitit 2012 ka transmetuar raportin e auditorit Kurteshi.

Kurteshi ka përmendur edhe vonesat në përfundimin e punëve ku Komuna e Gjilanit kishte paguar faturën e datës 17.01.2012 në vlerë 100,000€ ndaj OE ‘Bass-Com’ për situacionin e IV-të të punëve për projektin “Asfaltimi i rrugëve në fshatin Livoq i Ulët”.

Mobi Casa

Kontrata për këtë projekt ishte lidhur më 23.11.2009 në vlerë 314,219€. Sipas Planit Dinamik ky projekt ishte paraparë të përfundojë për 48 ditë pune. Përveç vonesave në planin dinamik, punët janë ndërprerë dhe projekti nuk ka përfunduar për shkak të mungesës së fondeve për përmbushjen e obligimeve ndaj OE.

Tek drekat zyrtare shihet se Komuna e Gjilanit kishte paguar faturën në shumë 2,023€ për ushqim dhe akomodim të një delegacioni. Përveç faturës, ne nuk kemi parë dëshmi mbi numrin e pjesëmarrësve apo qëllimin e organizimit. Komuna i ka harxhuar 300.000 e. për dreka zyrtare për tri vjet ka vlerësuar Kuretshi.

Komuna e Gjilanit sipas Kurteshit ka paguar edhe arsimtarë në mënyrë retroaktive për punë gjatë vitit 2011 në bazë të Kontratave mbi Vepër të nënshkruara në vitin 2012.
Ndërkaq tek rubrika trajtimi i borxheve Komuna e Gjilanit nuk ka arritur t’i trajtojë borxhet në mënyrë të suksesshme. Obligimet e papaguara të Komunës së Gjilanit kapin shumën 3,291,930.

Pasqyra e detyrimeve të papaguara ndaj furnizuesve në fund të vitit 2011 ishte në shumë prej 2,541,372€. Këto detyrime janë bartur për t’u paguar në vitin 2012, ku prej tyre gjatë vitit ishin paguar 1,286,548€. Në fund të vitit 2012 totali i obligimeve të papaguara ishte3,291,930€ prej të cilave 2,037,106€ ishin obligime të krijuara gjatë vitit 2012.

Këto janë vetëm disa nga shkeljet e evidentuara nga Auditori i Përgjithshëm të evidentuar në raportin 30 faqesh ka thënë Kurteshi./rajonipress/