Fundamenti

Kurteshi: Pushtetarët po krijojnë të ardhura pak para largimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Funksionarët aktual të vetëdijshëm se e kanë humbur përkrahjen e qytetarëve dhe se do t’i humbin zgjedhjet e ardhshme po mundohen padrejtësisht që t’i sigurojnë vetes së tyre të ardhura edhe pasi të shkojnë nga pozitat e tyre. Por kjo rregullore ilegale nuk do të gjej zbatim pas zgjedhjeve të cilat do t’i fiton Lëvizja Vetëvendosje ka thënë Ismajl Kurteshi.

Ismajl Kurteshi kryetar i VV në një konferencë për medie tha se Kuvendi i Komunës së Gjilanit në mbledhjen e fundit ka miratuar rregulloren për vetëqeverisjen lokale për kompensim të pagës për ish zyrtarët e lartë të komunës.

Por Kurteshit thotë se neni 12.2 pika C dhe D nuk mund të shfrytëzohet si bazë për këtë rregullore kundër ligjore pasi që në nenin e lartpërmendur thuhet: “Kuvendi komunal mund të miratojë akte e rregullore komunale dhe çdo akt tjetër të nevojshëm apo të duhur për funksionim efikas të komunës”.

UBT

Kurteshi mendon se funksionarët që e kanë përfunduar mandatin nuk mund të ndihmojnë funksionimin efikas, sidomos zyrtarët aktualë të njohur si keqpërdorues të pozitave të tyre, të korruptuar e joefikas. “Funksionarët aktual të vetëdijshëm se e kanë humbur përkrahjen e qytetarëve dhe se do t’i humbin zgjedhjet e ardhshme po mundohen padrejtësisht që t’i sigurojnë vetes së tyre të ardhura edhe pasi të shkojnë nga pozitat e tyre. Por kjo rregullore ilegale nuk do të gjej zbatim pas zgjedhjeve të cilat do t’i fiton Lëvizja Vetëvendosje” tha Kurteshi.

Ndryshe Kurteshi ka këkruar që të kompensohen familjet e prekura nga breshëri. “Deri tash përveç deklaratave boshe nuk ka pasur veprim konkret të komunës e as të Qeverisë së Kosovës. Këta zyrtarë që po mendojnë për privilegjet e veta dhe përkrahësit e tyre në shumë forma, siç janë ekskursionet e paguara nga buxheti komunal dhe po projektojnë që këto privilegje t’ia sigurojnë vetit edhe pas përfundimit të mandatit duhet t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara nga breshëri”. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.