KKVITI

Kurteshi: Prokuroria të hetojë të keqën dhe të mos hesht

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ismajl Kurteshi ka thënë se organet e drejtësisë duhet të fillojnë të funksionojnë dhe të merren me çështjet të cilat i kanë obligim dhe për të cilat paguhen.

Ismajl Kurteshi nga VV ka kërkuar nga prokuroria që të ndërmarrin masa në rastet kur denoncohet e keqja. Ai tha se për dy çështje të ndryshme, më herët, iu kishte drejtuar edhe gjykatës edhe prokurorisë, por nuk kanë marrë përgjigje.

Sipas Kurteshit organet e drejtësisë duhet të fillojnë të funksionojnë dhe të merren me çështje të cilat i kanë obligim dhe për të cilat paguhen. Ai shtoi se në çështjet për të cilat kanë bërë denoncimin kanë të bëjnë me shkeljet ligjore e procedurale të këtij pushteti, pastaj me dyshime për korrupsion, tejkalim të kompetencave, punësime pa procedura e shkelje të tjera.

Duke folur për projektet konkrete të pushtetit komunal Kurteshi tha se shumica janë lënë përgjysmë e në raste të tjera është punuar në stilin ndreq e prish, prish e ndreq. Ai ka përmendur shumë rrugë të asfaltuara, që vetëm pas disa muajve duhet të harrohen. “Shumë ujësjellës pas përurimit nuk kanë funksionuar fare. Përkundër investimeve të konsiderueshme në rrjetin e kanalizimeve, ujërat e zeza kryesisht i vërshojnë rrugët , kështu ndodh edhe me investimet tjera si në ndërtimin e shkollave dhe objekteve të tjera” ka shtuar Kurteshi.

KKVITI

Kurteshi ka thënë se shumë para janë shpenzuar për hartimin e planeve rregullative urbanistike. “Shumë rrugë e trotuare dëmtohen për realizimin e projekteve të reja të ujësjellësit, kanalizimit etj, të cilat është dashur të kryhen para asfaltimit ose rregullimit të rrugëve apo trotuareve”.

Sipas tij Komuna punëkryesve u ka mbetur borxh disa milionë euro, dhe nga ky fakt shihet qartë perspektiva e zhvillimit dhe investimeve në Komunën e Gjilanit.

Sa i përket investimeve të huaja, Kurteshi tha se në fushatë elektorale ishte premtuar se do të ketë investime të huaja, sidomos në industri. “Investime nuk ka për shkak të kushtëzimeve të zyrtarëve që janë të papranueshme për investitorët” mendon Kurteshi./rajonipress/