UBT

Kurteshi : Planet rregulluese në kundërshtim me ligjin

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Sipas Ismajl Kurteshit Komuna e Gjilanit nga viti 2008 deri në vitin 2011 për hartimin e planeve urbanistike i ka shpenzuar rreth një milion euro ose më saktë 950,715 euro dhe përkundër shpenzimeve të mëdha evidente janë plotë probleme.

Përkundër shpenzimeve të mëdha që po i bënë Komuna e Gjilanit në planet rregullative, efekti është tejet i vogël. Madje ato plane nuk po respektohen as nga qytetarë , por më e keqja as nga vet komuna ka thënë Ismajl Kurteshi..

Ismajl Kurteshi nga VV ka thënë se planet rregulluese janë në kundërshtim me ligjin për ruajtjen e tokës pjellore. “Vetëm plani rregullues “Montith” planifikon t’i shndërrojë 110 hektar tokë të “klasës së parë”, në një lagje me 26.500 banesa. Edhe planet tjera rregullative në qytet bien ndesh me ligjin mbi mbrojtjen e tokave bujqësore, sepse bazuar në këto plane ndërtimi nuk parashihet në tokë të klasës së parë mendon Kurteshi.

Uji Dea

Sipas Kurteshit Komuna e Gjilanit nga viti 2008 deri në vitin 2011 për hartimin e planeve urbanistike i ka shpenzuar rreth një milion euro ose më saktë 950,715 euro dhe përkundër shpenzimeve të mëdha evidente janë plotë probleme.

Kurteshi ka thënë se në shumë raste planet bëhen për pjesë të banuara të qytetit, dhe ky fakt e bënë të pa implementueshëm planin. “Në këto raste plani mbetet dekor, por në anën tjetër, dëmtimi më i madh i bëhet buxhetit, prej të cilit po shpenzohen shuma të mëdha parash për diçka jo të zbatueshme”.

Kurteshi tha se projektuesit zakonisht vijnë nga komunat tjera, ndonëse kemi shumë arkitektë gjilanas që e njohin edhe më mirë terrenin dhe hapësirën tonë ka shtuar ai./rajonipress/