Eko Higjiena

Kurteshi: Përparësia jonë është se ne nuk kemi njolla

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shumë pjesëmarrës nuk i kishte ndalur as shiu i vrullshëm që të jenë pjesë e takimit me qytetarë, për të bashkëbiseduar me kandidatin për kryetar të komunës së Gjilanit, Ismajl Kurteshin. I pranishëm në këtë takim të organizuar nga pika e “Dheut të Bardhë” dhe “Baja”, ishte edhe shefi i grupit parlamentar nga radhët e VV!-s, Visar Ymeri dhe zyrtarë tjerë të strukturave udhëheqëse.

Takimin e hapi kryetari i pikës së Dheut të Bardhë, Murat Mustafa. Pas fjalës përshëndetëse të tij, fjalën e mori kandidati Ismajl Kurteshi, i cili në pika të shkurta foli për programin qeverisës lokal dhe për mobilizimin elektoral. “Do të kemi mbikëqyrje të rreptë të projekteve të nisura dhe do të përpiqemi që ato punë që kryhen, të bëhen në mënyrë cilësore dhe të qëndrueshme. Ndryshimet po vijnë, por ju duhet të jeni të gatshëm të sakrifikoni nga koha dhe energjia juaj, e të mos ndaleni deri më 3 nëntor, për ta kurorëzuar fitoren. E kemi vullnetin e mirë, guximin, ndershmërinë dhe parimin e drejtësisë, prandaj duhet të besojmë thellësisht në fitore. Përparësia jonë kryesore është se kemi fytyrë të kërkojmë votën për kandidatin dhe asambleistët tanë, sepse janë kandidatura që nuk kanë ndonjë njollë në të kaluarën dhe të tashmen e tyre, por edhe vetë koncepti ynë është rrugë e sundimit të ligjit dhe e shprehjes së drejtësisë sociale” – u shpreh Kurteshi.

“E dimë se lagjja juaj që herët është rreshtuar kah ndryshimi. Juve ju takon ndryshimi sepse që moti po i prini ndryshimeve. Nuk ju ka ndalur as shiu dhe nuk do të ju ndalë asgjë drejt fitores” – ka theksuar Kurteshi.

ARKATANA

Pas fjalës së Kurteshit, fjalën e mori Visar Ymeri, i cili në fjalën e tij u përqendrua në shpalosjen e Alternativës qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje!, si në planin qendror edhe në atë lokal. Pas fjalës së tij u hap debat, me ç’rast shumë qytetarë diskutuan dhe shtruan pyetje për qeverisjen komunale, për planet për arsim, për mënyrën e menaxhimit të buxhetit etj.

Në takim kishte mjaft entuziazëm për diskutim, madje takimi zgjati dy orë të plota thuhet në njoftimin e VV dega në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.