ARKATANA

Kurteshi : Mos e harroni kontributin e diasporës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Krijimi i urave lidhëse me Diasporën, funksionimi i ligjit, ndërtimi i infrastrukturës, dhe arsimimi kualitativ janë faktorët kryesor që do të stimulonin investimet e huaja në Kosovë thotë Arben Kurteshi kryetar i “AKR Internacional” me seli në Zvicër.

Arben Kurteshi njihet si lobuesi më i zëshëm në diasporë për ta integruar mërgatën në institucionet e Kosovës dhe për ta ndihmuar atë në të gjitha aspektet.

Kontaktet e shumta që ka pasur Kurteshi me figura të njohura ndërkombëtare e kanë sensibilizuar çështjen e mërgatës duke i dhënë prioritet asaj në integrimin institucional të mërgatës në shtetet ku ata jetojnë raporton rajonipress.

Duke i pasur këto premisa Arben Kurteshi i përcjellë me vëmendje të gjitha zhvillimet institucionale, idetë dhe propozimet që lidhen me diasporën.

Hidromorava

Kurteshi për rajonipress thotë se Diaspora ka dhenë maksimumin, por edhe tash po kontribuon edhe pse ende nuk ju ka mundësuar lidhshmëria dhe mundësia që të jetë pjesë e vendimmarrjes në legjislativ. “Besoj thellë se është shansi i fundit që diaspora të lidhet me shtetin tonë pasi që gjeneratat nga diaspora që kontribuuan për kthesën historike të shtet ndërtimit po moshohen dhe nëse këto gjenerata nuk lidhen drejtpërdrejt në shtet atëherë kjo lidhje me Kosovën do të shkëputet dhe nuk do të mund të përcillet në gjeneratat e reja që kanë lind në diasporë dhe nuk i kanë të njëjtat emocione dhe interes për Kosovën si ato gjenerata që u larguan me dhunë nga Kosova dhe ndihmuan në kthesën historike për shtet ndërtim”.

Kurteshi tha se shumë kosovarë nga diaspora sakrifikuan për shtet ndërtim, por edhe pas krijimit të shtetit po ashtu diaspora , vazhdon ndihmën e shtetit tonë.”AKR Internacional është ajo që ishte më e zëshmja për krijimin e Ministrisë së Diasporës sepse ajo bëri atë që dhjetëra vite të tjerët nuk bënë asgjë”.

Kurteshi mendon se krijimi i urave lidhëse, funksionimi i ligjit, ndërtimi i infrastrukturës, arsimi kualitativ janë faktorët kryesor që do të stimulonin investimet e huaja në Kosovë. “AKR Internacional po kontribuon për diasporën dhe ishte më e zëshmja që më së shumti ngriti zërin për krijimin e Ministrisë së Diasporës” tha Kurteshi.

Kurteshi porositë përgjegjësit e institucioneve, por edhe të tjerët që mos ta harrojnë kontributin e diasporës sepse pa diasporën Kosova as që do të ishte zhvilluar e përparuar. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.