UBT

Kurteshi: Jemi gati për ta qeverisur Gjilanin me program

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Mbrëmë nga Pika e Vetëvendosjes! në fshatin Cernicë, u organizua një tubim me banorët e vendit, ku përpos kandidatit për kryetar të Komunës dhe aktivistëve te tjerë, nga Lëvizja Vetëvendosje mori pjesë edhe lideri i Lëvizjes , Albin Kurti. Të pranishmit përpos që u njohën me programin e qeverisjes komunale të Lëvizjes VV! për Gjilan, u shtruan pyetje edhe për liderin Albin Kurtin. Pyetjet kishin të bënin me privatizimin, decentralizimin, me punësimin etj.

Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, Ismajl Kurteshi, ka treguar se si Lëvizja VV! është gati për ta qeverisur komunën e Gjilanit, pasi që përveç që ka programin qeverisës lokal për probleme konkrete dhe me zgjidhje konkrete, ka edhe nënprogramet për secilin vendbanim, fshat, e lagje të qytetit. “Këto që i shihni të shkruara në programin tonë qeverisës lokal janë shkruar bashkë me ju. Ju kemi dëgjuar hallet e juaja dhe kemi paraparë ato që të zgjidhen përmes këtij programi. Ne kemi po ashtu edhe nënprogramet për fshatrat dhe lagjet e qytetit, duke dhënë shembull të njohjes së problemeve në komunë dhe duke dhënë zgjidhjet e duhura dhe të realizueshme për ju” – ka thënë Kurteshi.

GRANDEMALL

Një tubim i tillë i shpalimit të vizionit dhe programit qeverisës lokal nga Lëvizja VV!, me përbërje të tillë u mbajt edhe në fshatin Gumnisht. Edhe këtu nga qytetarët e këtij fshati pati interesim për mënyrën e zgjedhjes së shumë problemeve jetike për ta, për planet dhe programin e Lëvizjes për këtë fshat etj. Prania e Albin Kurtit në këtë fshat ishte jashtëzakonisht e mirëpritur dhe fjala e tij dhe kandidatit për kryetar të komunës, zoti Ismajl Kurteshi ishin inkurajuese e në veçanti qasja në zgjidhjen e problemeve të fshatit Gumnisht./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.