Eko Higjiena

Kurteshi: Institucionet po pengojnë dëshmitë e IAP

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Avokati i popullit Sami Kurteshi edhe një herë ka bërë të ditur se puna e institucionit të avokatit është duke u injoruar.

Kurteshi sot në një konferencë për media ka potencuar neglizhimin që po i bëhet këtij institucioni.

Ndryshe Kurteshi pak dit më parë kishte dërguar disa pyetje në adresë të Presidentes Atifete Jahjaga dhe zyrës së Bashkimit Evropian në lidhje me involvimin e Kryetarit të Kushtetueses, Enver Hasani në dekretimin e tre gjyqtarëve ndërkombëtar.

Sipas Kurteshit këto institucione nuk po përgjigjen dhe nuk po përfillin Kushtetutën në bashkëpunim me Avokatin e popullit.

ARKATANA

”Ne kemi dërguar disa pyetje në adresë të zyrës së Bashkimit Evropian dhe Presidentes Jahjaga, por deri më tani nuk kemi pasur përgjigje nga këta të fundit.

Zbogari dhe Jahjaga po refuzojnë komunikimin me ne, dhe me këtë gjest të tyre është duke u penguar puna e Avokatit të Popullit” ka thënë Kurteshi.

Ndryshe Kurteshi refuzimin e institucioneve e ka quajtur edhe si dështim dhe jo transparent, duke iu bërë thirrje këtyre të fundëve që të reflektojnë dhe të respektojnë Kushtetutën./Zeri/