Fundamenti

Kurteshi-Emini: Vetëm heroinat mund t`i sfidojnë dhembjet për humbjet e mëdha familjare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Java për të drejtat e grave, në Gjilan, po shënohet me një sërë aktivitetesh, ku po nënvizohen kontributi dhe meritat e gruas në proceset vendimtare, nëpër të cilat ka kaluar Kosova gjatë rrugëtimit të saj historik, deri te liria, pavarësia dhe shtet-ndërtimi.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi-Emini ka pritur sot në një takim tri heroinat e qytetit të Gjilanit, Fatime Ahmeti, Hyrije Baftiu dhe Mevlide Hyseni, gra të dëshmorëve.

Kurteshi-Emini i falënderuar heroinat për qëndresën që kanë treguar përballë dhembjes së madhe me të cilën i ka sfiduar jeta, për kurajën që kanë gjetur për t`u kujdesur dhe për të ruajtur familjen dhe për të kontribuar për vendin e tyre.

“Pa këto përpjekje, pa këtë rezistencë, pa këtë luftë e pa këto sakrifica e flijime të burrave e grave tona, zor se do të kishim arritur në këto ditë që po i gëzojmë sot”, ka thënë ajo.

Hidromorava

Pa asnjë dyshim, se liria ka qenë gjakimi kryesor i dëshmorëve të vendit, mes tyre edhe i bashkëshortëve të këtyre heroinave.

“Përkushtimi i këtyre zonjave ndaj fëmijëve dhe familjes, si qeliza më e rëndësishme e shoqërisë, i bën ato heroina të vërteta, sepse kësisoj kanë respektuar amanetin e bashkëshortëve për t`u sakrifikuar për shtet e për atdhe”, tha Kurteshi-Emini, duke shtuar se vetëm heroinat si Ahmeti, Baftiu e Hyseni mund t`i sfidojnë dhembjet për humbjet e mëdha në familje.

Ndërkaq, heroinat e qytetit, Fatime Ahmeti, Hyrije Baftiu e Mevlide Hyseni, kanë falënderuar institucionet komunale për kujdesin e vazhdueshëm ndaj familjeve të tyre, duke thënë se liria dhe pavarësia e një populli janë vlera që nuk vijnë pa sakrifica të mëdha./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.