FIDANISHTJA

Kurteshi-Emini: Simboli më i madh i sakrificës për lirinë e shqiptarëve është familja Jashari

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në shënim të 23-vjetorit të sakrificës së madhe të familjes Jashari, institucionet komunale të Gjilanit, të udhëhequra nga kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini, kanë bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Kurteshi-Emini është shprehur se simboli më i madh i sakrificës për lirinë e shqiptarëve është familja Jashari.

“5, 6 dhe 7 marsi na e kujton sakrificën e madhe të popullit shqiptar për lirinë e Kosovës dhe në thelb të kësaj është njëri nga simbolet më të mëdha e historike të sakrificës, ai i familjes Jashari në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari. Në nderim të tyre dhe të gjithë të rënëve për liri, ne kemi bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve”, tha ajo.

Hidromorava

Kurteshi-Emini tha se do të vazhdojnë mbi baza ditore të punojnë me ngulm për ta forcuar shtetin e Kosovës.

Ndërkaq, pasdite Komuna e Gjilanit ka organizuar manifestim kulturor në shënim të Ditës së Mësuesit, ku pos ndarjes së mirënjohjeve për mësuesit e pensionuar dhe më të mirët e vitit, është bërë edhe hapja e muralit në shkollën e muzikës.

Në këtë ngjarje, vlerësim të lartë për rolin e mësuesit në edukimin e brezave kanë shprehur kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini dhe drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.